Burri dhe gruaja nga Prishtina janë rrahur mes vete për festën e Vitit të Ri, të dy i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.
Sulmet fizike kanë nisur pas një mosmarrëveshje.
Pas intervistimit nga ana e policisë, çifti është dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar , një mashkull dhe një femër pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete. Si pasoj dy te dyshuarit kane pësuar lëndime trupore dhe kane pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit te dyshuarit janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/