Policia njofton se dje në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë-Kosovë ka arrestuar një burrë për shkak se nuk ka respektuar vendimin e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.
Ai është hasur në lokalin e tij duke u shërbyer klientëve pije-kafe.
“I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/