image Arrestohet babai në Mitrovicë, nuk e la vajzën të shkonte në shkollë

Siguri

Arrestohet babai në Mitrovicë, nuk e la vajzën të shkonte në shkollë

news image

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, pasi që i kishte ndaluar vajzës së tij shkollimin.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar për veprën dhunë në familje, kurse vajza është dërguar në strehimore, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti edhe kishte ndaluar nga vijimi i shkollimit vajzën e tij. Ankuesja është dërguar në strehimore, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /GazetaSinjali/