Babai i aktores së njohur me famë botërore, Lindsay Lohan është arrestuar për dhunë në familje.
Sipas një raporti policor të publikuar nga e përditshmja, “Dailymail”, ai është arrestuar nga policia me akuzën se ka ushtruar dhunë në familje.
Ish-gruaja e Michaelit, Kate Major, e ka akuzuar atë duke pretenduar se ai do ta sulmonte në shtëpinë e saj.
Major, e cila bëri kërkesën për ndarje nga Lohan pas një viti martesë në 2015-ën, deklaroi se partneri kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.
Sipas saj, Lohan i kishte kërkuar për shërbime eskorte gjatë një udhëtimi në Houston.
Policët janë parë duke e marrë babin e aktores në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.
Ndërkohë, Lindsay ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit./ Gazeta Sinjali/