image Arrestohet avokatja 64- vjeçare pasi pështyu në fytyrë një adoleshent me ngjyrë gjatë protestave në SHBA

Botë

Arrestohet avokatja 64- vjeçare pasi pështyu në fytyrë një adoleshent me ngjyrë gjatë protestave në SHBA

news image

Një avokate 64 vjeçare, Stephanie Rapkin, është arrestuar të shtunën në Milwuake të SHBA-së, pasi u pa përmes kamerave duke pështyrë një adoleshent 17 vjeçar me ngjyrë Eric Patrick Lucas.

Stephanie Rapkins u mundua të ndalojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të cilët po protestonin kundër racizmit pas vdekjes së George Floyd, transmeton Gazeta Sinjali.

Ajo ndali makinën në mes të rrugës në Milwuake, duke i penguar protestusit, këta të fundit e rrethuan duke i kërkuar ta largojë makinën.

Rapkins pasi nuk dëgjoi të lëvizte makinën ajo edhe u revoltua duke e pështyrë Lucas-in në fëtyrë.

Policia e shtetit, ka arrestuar avokaten 64- vjeçare për rastin në fjalë, për tu liruar sërisht, teksa një ditë më pas ajo sërish pati incident me disa fëmijë të lagjës të cilët po protestonin në rrugë.

Kur policia u shfaq për ta ndaluar avokaten 64 vjeçare, ajo rezistoi, por u arrestua për herë të dytë./ Gazeta Sinjali/

Shikoni video: