image Arrestohet atleti iranian pasi postoi fotografi duke u puthur

Futboll

Futboll/ Arrestohet atleti iranian pasi postoi fotografi duke u puthur

news image

Atleti i njohur Iranian, Alireza Japalaghy është arrestuar nga autoritet e Iranit.

Kjo pasi ai kishte publikuar një fotografi duke u puthur me një vajzë mbi një çati, transmeton Gazeta Sinjali.

Autoritet në Iran e kanë quajtur sjelljen e atletit si jokonvencionale dhe në kundërshtim me zakonet.

“Lëvizjet e tyre jokonvencionale, të cilat ishin në kundërshtim me zakonin dhe ligjin e Sheriatit, çuan në arrestimin e tyre. Ky individ është arrestuar nga policia kibernetike e Teheranit, – citohet shefi policisë së kryeqytetit, Hossein Rahimi, nga agjensia ISNA.

Policia janë në kërkim edhe të vajzës në foto./Gazeta Sinjali/