image Arrestohet anëtari i shumëkërkuar i grupit të "Llepotës", i dyshuar për sulmin e armatosur në Prishtinë

Kosovë

Ekskluzive/ Arrestohet anëtari i shumëkërkuar i grupit të “Llepotës”, i dyshuar për sulmin e armatosur në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali merr vesh se Policia e Kosovës ka arrestuar Andi Pajazitin, i njohur me nofkën “Italiani”, i cili është njëri prej të dyshuarve kryesorë për plagosjen e katër personave në klubin e natës ‘Duplex’, në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka bërë të ditur një sinjalizues nga lagjja “Velania” në Prishtinë.

23-vjeçari është kapur nga forcat e rendit duke e rritur në tre numrin e të arrestuarve nga grupi i dyshuar prej shtatë anëtarësh që udhëhiqet nga Astrit Mehmeti i njohur me nofkën ‘Llepota’, shkruan Gazeta Sinjali.

Mehmeti dhe të dyshuarit tjerë të identifikuar, që dyshohet se janë implikuar në këtë ngjarje, janë ende në kërkim të policisë.

Në konfliktin e armatosur kishin mbetur të plagosur katër pjesëtarë të sigurimit të lokalit: Mentor Bogujevci, Arben Jashari, Kujtim Gashi dhe Arsim Shala.

Astrit Mehmeti është emër i njohur për Policinë e Kosovës,  dyshohet se është i implikuar edhe në raste të tjera të kësaj natyre. /Gazeta Sinjali/