image Arrestohet anëtari i kryesisë së PDK-së në Gjakovë, mbushi restorantin e tij me njerëz

Kosovë

Siguri/ Arrestohet anëtari i kryesisë së PDK-së në Gjakovë, mbushi restorantin e tij me njerëz

news image

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar anëtarin e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, njëherit kryesues i Bordit të Drejtorëve të Postës, Halit Isufin pasi i njëjti kishte lejuar grumbullin e njerëzve në restorantin e tyre në fshatin Shkugëz në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi për arrestimin e dy pronarëve të restorantit në fjalë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i cili tha se të dy vëllezërit me urdhër të prokurorit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë, por ai refuzoi të zbulojë identitetin e tyre.

“Po, mund t’ua konfirmoj që policia ka arrestuar pronarët e një restoranti në fshatin Shkugëz të Gjakovës për shkak të shkeljes së masave. Me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Ka qenë një grup i qytetarëve që janë mbledhur në restorant, ndaj tyre Inspektorati Komunal ka ndërmarrë masat e nevojshme ligjore”, tha Gjurkaj./Gazeta Sinjali/