image Arrestohet aktori i filmit “Joker”

Film

Film/ Arrestohet aktori i filmit “Joker”

news image

Aktori i njohur Joaquin Phoenix, është arrestuar ditën e djeshme gjatë një tubimi kundër ndryshimeve klimatike në Washington.

TMZ raporton se 45-vjeçari u arrestua së bashku me Martin Sheen pasi refuzuan urdhrin e policisë për të shpërndarë protestën, shkruan Gazeta Sinjali.

Krahas Phoneix, të pranishëm në këtë protestë ishin edhe Susan Sarandon, Martin Sheen dhe Maggie Gyllenhaal.

Protestat për ndryshimet klimatike që organizohen nga Jane Fonda, janë të përjavshme, por kjo e ditës së djeshme vlerësohet si njëra ndër më masivet./Gazeta Sinjali/

Joaquin Phoenix at the protest.