image Arrestohet aktori i famshëm i "Home Alone", dyshohet se tentoi ta vrasë të dashurën

Film

Arrestohet aktori i famshëm i “Home Alone”, dyshohet se tentoi ta vrasë të dashurën

news image

Aktori i famshëm i filmit “Home Alone”, Devin Ratray, është arrestuar të mërkurën nën dyshimin se ka tentuar ta vrasë të dashurën e tij në një dhomë hoteli në Oklahoma.

Sipas Fox News, rasti dyshohet të ketë ndodhur në fillim të muajit dhjetor.

Raportohet se Ratray bashkë me të dashurën pasi kishin pirë në një lokal ajo nuk i kishte paguar dy fanse për autografin e tij. E kjo gjë duket se e ka inatosur aktorin/

Përleshja vazhdoi më pas në dhomën e gjumit në hotel, ku dyshohet se u përpoq ta mbyste atë.

Një burim policor zbuloi se Ratray “u dorëzua”. Që atëherë ai është liruar nga paraburgimi pasi ka postuar një garanci prej 25,000 dollarësh dhe i mohon akuzat.

Ratray is best known for his role as Kevin McCallister's evil older brother Buzz in the Home Alone films

Pasi u kthyen në dhomën e tyre të hotelit në Hyatt Place Oklahoma City, Ratray dyshohet se e shtyu të dashurën në shtrat para se të vinte njërën dorë në fyt dhe tjetrën në gojë.

Viktima kishte probleme me frymëmarrjen ndërsa po mbytej dhe ndërsa dora e të pandehurit ishte mbi gojën e saj”, sipas një deklarate nën betim.

Ratray gjithashtu dyshohet se i tha asaj: “Kështu vdes ti”. Më pas e dashura e tij kafshoi dorën e Ratray-t ndërsa ajo u përpoq të bërtiste për ndihmë. Më pas ai ndaloi ta mbyste, por dyshohet se filloi ta godiste dhunshëm më pas.

Gruaja arriti të çlirohej nga duart e Ratray dhe doli me vrap nga dhoma.

/GazetaSinjali/