Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një 58-vjeçar e ka dhunuar një 16-vjeçar në Gjakovë, duke e detyruar të bëjë seks oral me të.
Pas veprimeve operative të Policisë së Kosovës, i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) është identifikuar dhe më pas është shoqëruar për në stacion policor.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia, të cilët kanë bërë të ditur se 58-vjeçari me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim prej 48 orësh.
Si ndodhi rasti?
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se 16-vjeçari ka deklaruar në Polici se një burrë e ka thirrur në telefon dhe i ka kërkuar ndihmë që t’i presë disa drunj.
“A po vjen për me m’i shkurtu do dru”, i ka thënë 58-vjeçari viktimës.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari e ka marrë viktimën dhe me veturën e tij kanë shkuar mbrapa fabrikës së metalikut. Me të arritur aty, përderisa ishin në veturë, 58-vjeçari me forcë ia ka zbërthyer pantallonat e të miturit dhe ka kundër vullnetit të tij ka filluar ta prekë në organin gjenital, duke vazhuar pastaj edhe me seks oral..
Kjo situatë për 16-vjeçarin e ka bërë që rastin ta denoncojë menjëherë në polici, ku ka përshkruar në detaje atë që kishte përjetuar dhe karakteristikat e personit të dyshuar.
Sinjali mëson se i mituri në mes tjerash ka deklaruar se të gjitha veprimet kanë qenë me detyrim dhe se ai është përpjekur për të rezistuar duke e shtyrë të dyshuarin dhe më pas ka ikur me vrap nga vendi i ngjarjes.
Ai ka deklaruar se nuk e njeh të dyshuarin, por e ka treguar emrin e llogarisë në Facebook, me të cilën 58-vjeçari kishte kontaktuar me të.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë kanë bërë të ditur se pas denoncimit të viktimës, me urdhër të prokurorit është hapur rasti “Dhunim”.