image Arrestohet 49 vjeçari në Tiranë, i dënuar me 17 vjet burg për vrasje

Rajon

Siguri/ Arrestohet 49 vjeçari në Tiranë, i dënuar me 17 vjet burg për vrasje

news image

Një 49 vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 17 vjet e gjashtë muaj burg për vrasje është arrestuar nga policia në Tiranë.

Personi i arrestuar është Kastriot Fejzo, 49 vjeç, lindur dhe banues në Ersekë.

Kastriot Fejzo u arrestua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe akuzohet për “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim”, i dënuar me 17 vjet e 6 muaj e 24 ditë burgim.

“Në momentin e ndalimit ky shtetas me qëllim për t’iu shmangur përgjegjësisë penale është prezantuar para shërbimeve të Policisë me gjeneralitetet e kushëririt të tij, por pasi është shoqëruar në drejtori është kryer verifikimi i mëtejshëm i këtij shtetasi, i cili ka rezultuar se është shtetasi Kastriot Fejzo, 49 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kolonjë e ka dënuar këtë shtetas me 17 vjet e 6 muaj e 24 ditë burgim për veprën penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur dhe 20 mijë dollarë amerikan dhe 2 milionë lekë, të dyshuara të përfituara në mënyrë jo të ligjshme.

49-vjeçari iu dorëzua policisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. /Gazeta Sinjali/