image Arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali, akuzohet për plagosje me thikë

Evropë

Arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali, akuzohet për plagosje me thikë

news image

Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali, pasi akuzohet për plagosje me thikë.

Sipas mediave italiane, një 43-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, u arrestua nga agjentët e Komisariatit të Termolit në Itali dhe tashmë me urdhër të drejtësisë së Frentanës është vendosur në arrest shtëpie.

Më 25 prill, ai dyshohet se ka sulmuar me thikë një burrë, duke i shkaktuar dëmtime në krah. Sulmi ndodhi pikërisht në Termoli, shkruan abcnews.

Rasti po hetohet nga prokuroria lokale për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

/GazetaSinjali/