image Arrestohet 41-vjeçari që dyshohet se gjuajti me armë zjarri mbrëmë në Mitrovicë

Siguri

Arrestohet 41-vjeçari që dyshohet se gjuajti me armë zjarri mbrëmë në Mitrovicë

news image

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për disa të shtëna me armë zjarri që u dëgjuan rreth orës 22:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë.

Personi që dyshohet se shtiu me armë zjarri në këtë vend dyshohet se është 41-vjeçari me inicialet I.Sh., i cili është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë kanë thënë për Gazetën Sinjali se nga 41-vjeçari është sekuestruar një pushkë automatike AK 47, me dy fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

“Një ditë më parë në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë është raportuar se në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ nga një veturë në lëvizje ishte shtënë me armë zjarri, ndërsa pas procedimit në vendin e ngjarjes si prova materiale ishin gjetur dy gëzhoja.”

“Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në orët e pasdites së sotme kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin, nga i cili është sekuestruar një armë të llojit pushkë automatike AK 47 me dy fishekë, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari një ditë më parë”, thuhet në përgjigjen e policisë për Sinjalin.

Ndaj 41-vjeçarit, policia ka iniciuar rast për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”./Gazeta Sinjali/