image Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë

Siguri

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë

news image

Komuna e Mitrovicës është trazuar nga disa të shtëna me armë zjarri që janë dëgjuar gjatë natës së sontme në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga vendi i ngjarjes është gjetur si provë materiale një gëzhojë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se nuk ka të lënduar.

Sonte rreth orës 22:00, është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ishin dëgjuar të shtëna, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në cilësi të provës materiale kanë gjetur një gëzhojë. Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar“, thuhet në përgjigjen e Policisë./Gazeta Sinjali/