image Arrestohet 38-vjeçari në Shtime, kërkohej për posedim të narkotikëve

Siguri

Arrestohet 38-vjeçari në Shtime, kërkohej për posedim të narkotikëve

news image

Një person i dyshuar me inicialet Sh.B., 38 vjeç, është arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në Shtime, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përmes një komunikate për media, ku thuhet se personi i arrestuar ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve“, thuhet në komunikatë.

Policia njofton se, i njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit. /GazetaSinjali/