Policia e Kosovës për çdo ditë arrin që të arrestojë persona të cilët janë në kërkim për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Gazeta Sinjali vazhdimisht ka raportuar për të tilla rastet, kur personat e kërkuar me urdhëresë të Gjykatave, bien në duart e organeve të rendit.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe mëngjesin e djeshëm ku është arrestuar 34-vjeçari nga fshati Baicë e Lipjanit, pasi që ishte në kërkim policor.
Sinjali mëson se personi i arrestuar ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, pasi që ishte i dënuar me burgim.
Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.