image Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Greqi, dyshohet se përdhunoi turisten gjermane

Rajon

Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Greqi, dyshohet se përdhunoi turisten gjermane

news image

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi nën dyshimin se i njëjti kishte ndjekur një turiste gjermane dhe më pas e kishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur.

E pashpjegueshme është rritja e shpejtë e rasteve të përdhunimeve që po shohin vazhdimisht dritën e diellit ditët e fundit, shkruajnë mediat greke. 

Ky incident ndodhi në ishullin Kos, ku sipas ankesës së një turisteje gjermane 27-vjeçare tek autoritetet greke, në orët e para të së hënës së kaluar, vajza që po argëtohej në një lokal në ishull, u takua me një shqiptar bashkëmoshatar me të cilin bisedoi.

Por kur vajza u largua nga lokali dhe filloi të ecte për t’u kthyer në hotelin e saj, 27-vjeçari shqiptar e ndoqi, e ndaloi dhe e çoi në një plazh ku e përdhunoi vazhdimisht deri në mëngjes. 

Vajza në gjendje të mjerueshme e denoncoi ngjarjen në Polici, autori u gjet dhe u arrestua, ndërsa viktima e identifikoi atë./Gazeta Sinjali/