image Arrestohet 22 vjeçari, u kap duke shpërndarë drogë në Tiranë

Rajon

Rajoni/ Arrestohet 22 vjeçari, u kap duke shpërndarë drogë në Tiranë

news image

Policia e Tiranës ka arrestuar një 22 vjeçar, të cilin e zuri në flagrancë gjatë shpërndarjes së lëndeve narkotike në doza të vogla.

I arrestuari është XH.A. i cili po akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, raportojnë mediat në Shqipëri.

Shërbimet e Policisë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas, i cili qarkullonte me mjet në Rrugën e Xhabrahimëve mund të shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë bërë menjëherë bllokimin e mjetit, si dhe kanë ushtruar kontroll mbi automjetin dhe personat që ndodheshin në të.

Si rezultat i kontrollit, drejtuesit të automjetit, shtetasit Xh. A. i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve janë proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasit O. H. dhe E. H., të cilët ishin pasagjerë në mjet./Gazeta Sinjali/