Në prangat e Policisë sot ka rënë një 19-vjeçar nga Ferizaj, i cili ishte i dënuar me 1 vit e 5 muaj burgim për vjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i riu është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Polica të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën e PK-së.