image Arrestohet 19-vjeçari i dyshuar për vrasje në tentativë dhe grabitje e armatosur

Siguri

Arrestohet 19-vjeçari i dyshuar për vrasje në tentativë dhe grabitje e armatosur

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot 19-vjeçarin me iniciale A.K., i cili po kërkohej si i dyshuar për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Grabitje e armatosur”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se rasti ka ndodhur më 28 mars të këtij viti në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh.

Arrestimi i tij, sipas Ahmetit, është bërë gjatë një operacioni të bastisjes në lagjen “Bregu i Diellit”.

Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/