image Arrestohen 10 persona të dyshuar për organizim të bixhozit në Prishtinë, u sekuestrohen rreth 30 mijë euro

Siguri

Arrestohen 10 persona të dyshuar për organizim të bixhozit në Prishtinë, u sekuestrohen rreth 30 mijë euro

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dje 10 persona të dyshuar për “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se shtatë nga të dyshuarit janë nga Kosova dhe tre të tjera janë shtetas të Shqipërisë.

Sinjali mëson se te të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 29 mijë e 529 euro e 15 centë, 6 mijë e 700 lekë, 110 kuna, 1 revole, 1 karikator dhe 8 fishekë, fletore me shënime relevante, fatura të ndryshme, 6 shtëpiza kompjuteri, 1 laptop, fletëpagesa të ndryshme, 2 aparate për numërimin e parave, vulë e basteve, 1 printer dhe 1 kuti me çipa pokeri.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/