Policia ka arrestuar tre persona pasi që të njëjtit janë kapur duke kontrabanduar mish derri, paketime të peshkut dhe dy vetura në Han të Elezit.
Policia njofton se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Njësia policore ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë kapur në flagrancë duke kontrabanduar mallra. Gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarve janë gjeture dhe sekuestruar paketime të peshkut të ngrirë, mish të derrit dhe dy vetura”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/