Shtatë persona janë arrestuar ditën e hënë në Francë, të cilët besohej se po planifikonin një sulm terrorist në Francë.
Sipas mediave franceze, të dyshuarit, të cilët janë midis moshës 28 dhe 38 vjeç, janë arrestuar me kërkesë nga agjencia e brendshme e inteligjencës së vendit (DGSI), në qytetin e Brest në Francën veriperëndimore.
Gjithashtu besohej se po planifikonin të udhëtonin në zonat e konfliktit në Irak dhe Siri.
Ndryshe, më 27 qershor të vitit të kaluar, dy persona, përfshirë një imam, u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr para xhamisë Sunna në Brest./Gazeta Sinjali/