Janë arrestuar dy persona lidhur me rastin e djegies së flamujve serbë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Top Channel raporton se personat janë arrestuar dhe janë dërguar në stacione policore për marrje në pyetje.
Mbështetësit e protestës së Sali Berishës kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe nismës “Ballkani i Hapur” i kanë vënë flakën dhe kanë shkelur me këmbë një flamur të Serbisë. Pas këtij veprimi ata kanë bërë thirrje anti Serbisë dhe anti nismës së Ballkanit të Hapur.
Pas thirrjes së ish kryeministrit Sali Berisha, qindra shqiptarë i janë përgjigjur duke u mbledhur së bashku para kryeministrisë në një kohë ku kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një takim në orët në vijim me Presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Në nismën e Ballkanit të Hapur deri më tani janë të përfshira vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ndërkohë kjo nismë është para me skepticizëm nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.