image Arrestohen një burrë dhe dy gra, dyshohen për prostitucion

Siguri

Arrestohen një burrë dhe dy gra, dyshohen për prostitucion

news image

Një burrë dhe dy gra janë arrestuar sot në Prishtinë pasi dyshohen për veprat penale “mundësim apo detyrim në prostitucion”, “ofrim i lokaleve për prostitucion” dhe “bashkëkryerje”, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se nga të dyshuarit ka sekuestruar dy telefona mobil dhe një DVR.

Tutje në njoftimin e Policisë tregohet se dy nga të dyshuarit, 31-vjeçari me inicialet LP. dhe 28-vjeçarja B.H. janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Kurse ndaj të arrestuarës tjetër, 27-vjeçares me inicialet A.B. do të zhvillohet procedurë e rregullt gjyqësore.

/Gazeta Sinjali/