image Arrestohen nip e dajë për disa grabitje në Gjakovë

Kosovë

Policia/ Arrestohen nip e dajë për disa grabitje në Gjakovë

news image

Policia ka ndërmarr një aksion mëngjesin e sotëm në Gjakovë. Me këtë rast ka arrestuar dy persona, nip e dajë, të dyshuar për disa grabitje në këtë qytet, shkruan Sinjali.

Kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj ka konfirmuar për Sinjalin kapjen e tyre. Gjatë arrestimit, Policia ka gjetur një armë të gjatë “shotgun”, një revole, maska dhe dorëza.

“Jane arrestu dy persona, nip e dajë. Është gjetë një armë e gjatë “shotgun” dhe një revole. Gjithashtu janë gjetur edhe maska e dorëza. Njëri nga të arrestuarit është nga fshati Damjan, ndërsa tjetri nga fshati Lipovec”, ka thënë Selimaj.

Ai ka treguar se të arrestuarit tanimë ndodhen në polici duke u intervistuar.

“Ata jane ne polici duke u intervistuar dhe është marrë masa e ndalimit ndaj tyre”, ka thënë Selimaj.

Ndërkaq Sinjali mëson nga burimet se të njëjtit dyshohet se janë përfshirë edhe në disa grabitje të pikave të karburantit në rajonin e Gjakovës.

Sinjali dje ka raportuar për dy grabitje të armatosura në dy pika karburanti të kompanisë “Fetoshi” në fshatin Xërxë të Komunës së Rahovecit.

Fenomeni i grabitjeve në pikat e karburanteve është shtuar gjatë viteve të fundit. Sipas raportit të inspektimit policor, nga 297 grabitjet që kanë ndodhur në vitin 2018, prej tyre 199 kanë qenë të armatosura./Sinjali/