image Arrestohen katër persona për ryshfet në lidhje me votat e zhdukura në Skenderaj

Kosovë

Arrestohen katër persona për ryshfet në lidhje me votat e zhdukura në Skenderaj

news image

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës, ka arrestuar katër persona lidhur me zhdukjen e 450 fletëvotimeve në Runik të Skenderajt.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se katër persona janë arrestuar për asgjësim të dokumenteve të votimit dhe dhënie ose marrje të ryshfetit lidhur me votimin.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona me inicialet A.Sh., A.Ç., D.D dhe A.Ç., të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale, “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” nga neni 217 i KPRK-së, dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i KPRK-së, në lidhje me vendvotimin 2114B/01R, në fshatin Runik të Skenderajt”.

“I arrestuari me inicialet A.Sh., kryesues i vendvotimit, dyshohet se ka kryer dy vepra penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”. Ndërkaq, të arrestuarit tjerë me inicialet A.Ç., vëzhgues, D.D., qytetar dhe A.Ç.,  anëtar i një subjekti politik, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” nga neni 217 i KPRK-së”, ka thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/