Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë arrestuar dy zyrtarë, njëri i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe tjetri i Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprat penale “Marrje ryshfeti” dhe “Dhënie të ryshfetit”.
Prokuroria njofton se janë arrestuar dy persona me inicialet F.K, punonjës në Prokurorinë Themelore të Prishtinës dhe I.I punonjës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të dyshuar për veprën penale “Dhënie të ryshfetit”.
Ndërkaq, dy persona me inicialet B.P dhe I.S. , janë arrestuar për “Marrje Ryshfeti”.
Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë ndaluar dhe janë duke u intervistuar në Polici./ Gazeta Sinjali/