Dje, rreth orës 10:00, në tregun e automjeteve në Prishtinë, janë arrestuar katër persona në tregun e automjeteve në Prishtinë pasi që janë hasur duke shitur mjete të dhunës, përcjell Gazeta Sinjali.
Policia ka bërë të ditur se në katër raste të ndara janë shitur thika të llojeve të ndryshme, elektroshok, boksa të metalit e dylbi të ndryshme për pushkë.
Policia arriti të arrestojë një të dyshuar, i cili po shiste elektroshokë dhe thika të ndryshme, të cilat edhe u konfiskuan.
Dy shitës të tjerë, të cilët po tregtonin dylbi për pushkë, janë arrestuar gjithashtu.
Policia ka arrestuar edhe një të dyshuar që po shiste thika dhe boksa të metalit.
Rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt. /GazetaSinjali/