image Vuçiq niset për në bazën e Rashkës, afër kufirit me Kosovën

Politikë

Vuçiq niset për në bazën e Rashkës, afër kufirit me Kosovën

news image

Mediat serbe po raportojnë se gjashtë qytetarë serbë janë plagosur sot gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në veri për luftim të kontrabandës.

Sipas RadioKontaktPlus, të paktën gjashtë persona janë pranuar në spitalin e Mitrovicës së Veriut, derisa njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nisur drejt Rashkës, qytet në kufi me Kosovën, për të takuar serbët e veriut, ka njoftuar transmetuesi publik i Serbisë.

Po sipas këtyre mediave, situata ka nisur të qetësohet në Mitrovicë të Veriut e Zveçan, por serbët po vazhdojnë me bllokim të rrugëve. /Gazeta Sinjali/