image Aksioni në veri/ Pronari i barnatores tregon versionin e tij për qëllimin e bastisjes - Sinjali

Aksioni në veri/ Pronari i barnatores tregon versionin e tij për qëllimin e bastisjes

news image

Mesditën e sotme, Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Inspekcioni kanë zhvilluar një aksion në barnatoret e Mitrovicës Veriore, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas pronarit të barnatores ” Prirode Moć”, e cila ishte cak i këtij aksioni, Blagoje Savić, inspekcioni ka kontrolluar nëse farmacistët kanë diploma të njohura nga Qeveria e Kosovës, si dhe nëse barnat që shiten nga kjo barnatore lejohen për shitje në Kosovë.

Ai tha para mediave se një gjë e tillë është e pamundur sepse, sipas tij, mjekët serbë përshkruajnë barna të aprovuara nga Serbia dhe e dënoi këtë veprim të Inspektimit të Kosovës në mes të një pandemie, kur, siç tha ai, ka mijëra qytetarë të sëmurë që kanë nevojë për shërbime të barnatores.

Barnatorja në fjalë është rihapur, pasi që inspektorët dhe policët janë larguar.

Turma tani është shpërndarë plotësisht, ndërsa njësia e ndërhyrjes u largua nga barnatorja. Ka vetëm klientë dhe dy patrulla policie para barnatores./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin