image Arrestohen katër persona në Klinë, u rrahën për një kontest pronësor

Siguri

Arrestohen katër persona në Klinë, u rrahën për një kontest pronësor

news image

Dje rreth orës 16:50 në fshatin Gjurxhevik të madh të Klinës janë arrestuar katër burra, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë, katër të dyshuarit janë rrahur mes vete për shkak të një kontesti pronësor.

Si pasojë e rrahjes, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/