image Arrestohen katër kosovarë në Gjermani, s’kishin leje pune

Evropë

Arrestohen katër kosovarë në Gjermani, s’kishin leje pune

news image

Raportohet se katër kosovarë janë arrestuar ditë më parë në Gjermani, pasi nuk kishin leje pune.

Ata u arrestuan në vendin që po punonin, në lagjen Gartenstadt të Dortmundit. Zyrtarisht ata ishin raportuar vetëm si turistë në shtetin gjerman.

Dy prej tyre ishin të moshës 24 vjeçare, njëri 29 dhe tjetri 46 vjeçar, shkruan albinfo.

Thuhet se punëdhënësi i tyre tani po përballet me procedurat për ndihmë dhe nxitje për qëndrim të paligjshëm dhe punësim të paligjshëm të punëtorëve pa leje pune.

/GazetaSinjali/