Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona për veprën penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm’ në qytetin e Vushtrrisë, mbrëmë gjatë një aksioni.
“Aksioni me urdhër të Gjykatës Themelore të Mitrovicës u zhvillua në gjashtë lokale të ndryshme në të cilat ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit, me ç’rast si prova materiale përkohësisht janë sekuestruar : 30 TV, 17 shtëpiza kompjuteri, 2 telefona, 3 monitorë, disa bilten për baste, tiketa dhe dokumente të ndryshme relevante për rastin.
Personat e arrestuar janë:
- I. M. lindur me 1959 m/sh/k
- B. B. lindur me 1980 m/sh/k
- G.P. lindur me 1990 m/sh/k
- S.S. lindur me 1985 m/sh/k
- F. I. lindur me 1968 m/sh/k
- V. M. lindur me 1996 m/sh/k”, njofton policia.
Personat e dyshuar të lartcekur janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të PTH Mitrovicë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Operacioni është zhvilluar në mbështetje të njësiteve policore Prishtinë, Vushtrri si dhe Inspektorati Komunal Vushtrri, të cilët kanë mbyllur të gjitha lokalet e kontrolluara./Gazeta Sinjali/