image Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali për shpërndarje të kokainës

Siguri

Botë/ Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali për shpërndarje të kokainës

news image

Dy vëllezër shqiptarë, 26 dhe 29 vjeç, janë arrestuar nën dyshimin se kanë shpërndarë kokainë.

Vëllezërit janë kapur në një qendër tregtare në San Martino, Siccomario, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave italiane të arrestuarit janë O.D., 26 vjeç i cili sapo ishte kthyer nga Shqipëria dhe F.D., 29 vjeç.

Sipas policisë, dy vëllezërit kishin filluar biznesin e paligjshëm edhe me ndihmën e  kushëririt të tyre E.X, ky  fundit i dënuar më 10 janar për kokainë. 

Pas kontrolleve, dy shqiptarëve iu gjetën dhe u sekuestruan 3.990 euro, paratë që besohet të jenë rezultat i tregtisë së paligjshme të kokainës./Gazeta Sinjali/