image Arrestohen dy të miturit që kishin kryer 25 vjedhje nëpër shtëpi dhe banesa në Prizren

Kosovë

Siguri/ Arrestohen dy të miturit që kishin kryer 25 vjedhje nëpër shtëpi dhe banesa në Prizren

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të mitur, një 16 vjeçar dhe një 17 vjeçar të dyshuar për mbi 25 raste të vjedhjeve në shtëpi dhe banesa në rajonin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimin e tyre për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj tha se njëri nga të miturit është arrestuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa tjetri sot. Ai tha se rastet e vjedhjeve kanë ndodhur gjatë vitit 2019 dhe këtij muaji.

“Ne kemi arrestuar dy persona, njëri është i moshës 16 vjeçare, ndërsa tjetri 17 vjeçar. Ata janë të dyshuar për veprën penale “vjedhje” në shtëpi dhe banesa në rajonin e Prizrenit. Të dyshuarit kanë pranuar se kanë qenë pjesëmarrës në 25 deri në 26 raste të vjedhjeve dhe në një grabitje, të kryera përgjatë vitit 2019 dhe këto rastet e fundit të vjedhjeve në rajonin e Prizrenit”, tha Osmanollaj.

Zëdhënësi i policisë së Prizrenit njoftoi se policia është në kërkim edhe të të dy të dyshuarve të tjerë për këto raste. /Gazeta Sinjali/