image Arrestohen dy të kërkuar për shitblerje të drogës në Mitrovicë

Siguri

Arrestohen dy të kërkuar për shitblerje të drogës në Mitrovicë

news image

Stacioni Policor Jug Mitrovicë, sot ka arrestuar dy të dyshuar M.K., 40 vjeçar dhe M.Th., 24 vjeçar pasi Gjykata kishte lëshuar urdhëresë për kapjen e tyre, për shkak të dyshimit për shitblerje të substancave narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se sot rreth orës 08:30, në rrugën “Dëshmorët e kombit” është ndaluar i dyshuari M.K., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Pejë kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.60/2021, për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike”.

Ndërsa, i dyshuari tjetër M.K., është arrestuar në po të njëjtën rrugë, rreth orës 09:00 ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.97/2021, për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, ata janë dërguar në vuajtje dënimit. /Gazeta Sinjali/