Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona me inicialet I.L. dhe F.S., të cilët dyshohet se katër ditë më parë kanë vjedhur disa pajisje të një eskavatori në oborrin e shtëpisë në fshatin Krushë e Madhe në Rahovec, shkruan Gazeta Sinjali.
Tutje policia ka njoftuar se të dyshuarit pajisjet metalike të vjedhura i kanë shitur në një hekurishte në Gjakovë.
Por, të njëjtit dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje tjera.
Ndërkaq, në njoftim shkruhet se krahas pajisjeve që janë konfiskuar, nga ana e policisë është konfiskuar edhe vetura me të cilën është kryer vjedhja.
Me vendim të Prokurorit të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë. /Gazeta Sinjali/