image Arrestohen dy shqiptare që tentuan të futen në Angli me dokumente false

Botë

Botë/ Arrestohen dy shqiptare që tentuan të futen në Angli me dokumente false

news image

Dy vajza shqiptare u arrestuan gjatë ditës së djeshme rreth orës 18:30, në aeroportin e Katanias, derisa po tentonin të fluturonin drejt Britanisë së Madhe me dokumente false.

Arrestimi i shqiptareve, 18 dhe 19 vjeçare u bë nga stafi i ekipit të policisë së kufirit ajror në shërbim në aeroportin Katanias, derisa po verifikoheshin dokumentat e pasagjerëve të fluturimit që largohej për në Manchester me kompaninë ajrore Easy Jet.

Dy vajzat u përpoqën të shmangin kontrollet e dokumentave duke u treguar rojeve kufitare dy karta identiteti greke.

Ekspertët e dokumenteve false përmes pajisjeve teknike të pranishme në këto zyra, ishin në gjendje të nxirrnin në pah falsifikimet e dokumenteve, për më tepër dokumentet e tyre të identitetit të lëshuar nga autoritetet shqiptare u gjetën të fshehura mes sendeve personale të ruajtura në bagazh.

Magjistrati në detyrë e vërtetoi arrestimin dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të dy të huajave në përfundim të procedurave përkatëse./Gazeta Sinjali/