Policia e Kosovës kanë arritur që brenda 24 orëve t’i arrestojë dy persona që po kërkoheshin për vepra të ndryshme penale, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se njëri arrestim ka ndodhur në fshatin Terpezë të Vitisë dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës.
Arrestimi tjetër është bërë dje rreth orës 10:30 në Pikën Kufitare te Dheu i Bardhë, ku me urdhër të Gjykatës i kërkuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinë, kanë bërë të ditur burime të Gazetës Sinjali.
Gazeta Sinjali çdo ditë raporton për arrestimet e policisë që bëhen me urdhër të Gjykatës.