image Arrestohen dy persona që dhunonin gra e pastaj shisnin foshnjet e lindura

Botë

Bota/ Arrestohen dy persona që dhunonin gra e pastaj shisnin foshnjet e lindura

news image

Policia në kryeqytetin e Nigerisë Lagos ka shpëtuar 19 vajza të cilat ishin të rrëmbyera, të përdhunuara dhe të detyruara të lindin, në mënyrë që rrëmbyesit më pas t’i shesin bebet.

Përfaqësuesi i policisë për medie në Lagos, Bala Elkana ka thënë se në lokacionin e njëjtë janë gjetur edhe katër bebe të cilat menjëherë pas lindjes janë marrë nga nënat, transmeton AP.

Sipas fjalëve të tij, vajzat janë kryesisht nga lindja e vendit, dhe janë mashtruar ashtu që i është premtuar se në Lagos do t’iu sigurohen punë me fitime të mira.

Policia ka arrestuar dy burra, të cilët dyshohen se janë pjesë e bandës së organizuar, derisa po kërkohet i dyshuari kryesor.

Në Nigeri shpesh kidnapohen vajzat, të cilat në fjalorin e kriminelëve i quajnë “fabrika të fëmijëve”. Fëmijët  të cilët ato i lindin shiten me çmim i cili sillet prej 830 deri 1.400 dollarë./Gazeta Sinjali/