image Arrestohen dy persona për falsifikim parash

Kosovë

Siguri/ Arrestohen dy persona për falsifikim parash

news image

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës gjatë një operacioni kanë arrestuar dy persona të dyshuar dhe kanë sekuestruar para me ngjyrë që dyshohet se janë të grabitura

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona me inicialet Q.A (1953) dhe SH.B. (1964), në Suharekë nën dyshimin për falsifikim dhe shpërndarje të parave.

Forcat e rendit gjatë kontrollimit tek i dyshuari Q.A. (1953), ka gjetur dhe sekuestruar kartëmonedha (196 X 50), në vlerë të përgjithshme prej 9.800 euro, që dyshohet se janë të ngjyrosura dhe supozohet se janë para të grabitura.

Si vazhdimësi e operacionit policor janë kryer edhe bastisje në lokacionet e të dyshuarve në Prizren dhe Sallagrazhd, përderisa me urdhër të prokurorit kompetent ndaj dy të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rasti është hetuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan./ Gazeta Sinjali/