image Arrestohen dy persona pasi përhapën lajme të rreme për koronavirusin

Botë/ Arrestohen dy persona pasi përhapën lajme të rreme për koronavirusin

news image

Dy shoferë ambulance u arrestuan për përhapje të informacioneve të rreme për një rast infektimi me koronavirus në Kazakistan, njoftoi sot policia vendase.

“Ata dëgjuan diçka diku dhe filluan ta përhapin informacionin përmes mesazheve në WhatsApp”, tha Sergei Neznajev, zëdhënësi i policisë së Almaty-t, duke theksuar se thashethemet ishin verifikuar dhe hedhur poshtë.

Në Kazakistan, shpërndarja e informacioneve të rremë dënohet me deri në një vit burg.

Ish-republika sovjetike është ndër vendet që kanë ndërmarrë masa kundër turistëve kinezë, ndërkohë që koronavirusi i ri vazhdon të përhapet, që prej shfaqjes së tij në dhjetor në qytetin kinez Wuhan./Gazeta Sinjali/