Në rrugën “Hamit Zuqaku” në Vushtrri, dje janë arrestuar dy persona për shkak se dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson nga burime brenda policisë se gjatë kontrollimit të shtëpisë dhe veturës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar 333,8g substancë narkotikë e llojit marihuanë, 3 telefona mobil dhe një peshore.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Mitrovicës, i cili ka thënë se:
“Janë ndërmarrë veprime nga Njësiti i Antidrogës lidhur me këtë rast, mirëpo detaje të tjera nuk kam”.
Gazeta Sinjali ka tentuar që të kontaktojë me zëdhënësit e policisë për rajonin e Prishtinës, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.