Janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilëve Policia e Kosovës u gjeti 23 kilogramë subsatanca narkotike.
Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, pas një operacioni policor, G.S., dhe M.S., janë arrestuar për veprat penale, shpërndarje e narkotikëve si dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Në lokacionin e banimit të personit të dyshuar G. S. janë gjetur dhe konfiskuar;
- 13 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme e dyshuar për substance narkotike të llojit marihune me peshë prej 1.185.8 gram ( 1 kg e 185.8 gram),
- 1 paketim me pluhur të dyshuar si substance narkotike e llojit kokaine me peshe prej 12.8 gram,
- 1685 euro para të gatshme, 1 peshore digjitale, 1 telefon iphone 7 plus dhe
- vetura BMW X5 e dyshuar si e përfituar në mënyrë të kundërligjshme.
Në lokacionin e banimit të personit të dyshuar M. S. janë gjetur dhe konfiskuar;
- 58 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme e dyshuar për substance narkotike të llojit marihuane me peshë prej 21.910 gram ( 21kg e 910 gram ),
- 1 paketim me fara kanabisi me peshe prej 2.2 gram,
- 3 fishek, 2 telefona celulare dhe disa qese që përdoren për përdorimin e narkotikeve.
“Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokateve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin për media./ Gazeta Sinjali/