image Arrestohen dy persona në Prishtinë, detyruan dy të tjerë t’ua paguajnë 93 mijë euro

Siguri

Arrestohen dy persona në Prishtinë, detyruan dy të tjerë t’ua paguajnë 93 mijë euro

news image

Për shkak të dyshimit të kryerjes së vepres penale “Detyrimi”, policia ka arrestuar dje dy persona në Prishtinë.

Të njëjtit dyshohet se kanë detyruar dy persona tjerë të paguajnë 93 mijë euro për një pronë.

“Rr. “Shefqet Shkupi”, Prishtinë, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj nën dyshimin e bazuar se të njëjtit lidhur me një pronë kanë detyruar dy viktimat meshkuj që të paguajnë 93.000 (nëntëdhjetë e tremijë) € për të shfrytëzuar pa problem pronën. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, tha policia, transmeton Sinjali.