Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Koretin të Kamenicës, dje rreth orës 14:00, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “kontrabandim me mallra”, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se në veturën e të arrestuarve është gjetur një sasi e kërpudhave të llojit shampinojn, të cilat dyshohet se janë futur në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë bëjnë të ditur se dy të arrestuarit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.
Ndërkaq, malli i cili dyshohet se është kontrabanduar është konfiskuar dhe është dërguar në Terminal Doganor./Gazeta Sinjali/