image Arrestohen dy persona në Ferizaj, viktimës ia morën 11 mijë euro fajde

Siguri

Arrestohen dy persona në Ferizaj, viktimës ia morën 11 mijë euro fajde

news image

A.Z., 41-vjeçar dhe A.Z., 36-vjeçar, janë arrestuar sot në Ferizaj, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Fajde”.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate, ku bëhet e ditur se viktima e këtij rasti, dyshohet se kishte paguar fajde rreth 11 mijë euro për një shumë të caktuar të të hollave, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kishte pranuar një informacion për një rast të fajdes që ka ndodhur nga muaji janar”.

“Në lidhje me këtë hetuesit rajonal pas një pune intensive, grumbullimit të informacioneve në terren, nën autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, sot me datë 22.03.2022 rreth 12:30 kanë arrestuar dy persona me inicialet A.Z (M.K) i moshës 41 vjeçar dhe A.Z (M/K) i moshës 36 vjeçar me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajde”, ku viktima e këtij rasti dyshohet se kishte paguar fajde rreth 11 mijë euro për një shumë të caktuar të të hollave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

/GazetaSinjali/