image Arrestohen dy persona në Ferizaj, policia u konfiskon edhe armë zjarri

Siguri

Arrestohen dy persona në Ferizaj, policia u konfiskon edhe armë zjarri

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona me inicialet B.B. dhe M.B. gjatë ditë së sotme në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë personi me inicialet B.B i moshës 46 vjeçare, pas një mosmarrëveshje që kishte me personin tjetër M.B i moshës 52 vjeçare, e kanos këtë të fundit me armë zjarri.

Të arrestuarve policia u ka konfiskuar një armë zjarri të mbushur me 9 fishek.

Tutje policia ka njoftuar se pas bastisjes së shtëpisë të të dyshuarit me inicialet B.B. i kanë konfiskuar dhe një pushkë gjuetie me 10 fishek dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit B.B dhe M.B,  dërgohen në mbajtje për 48 orë njëri për kanosje me armë zjarri, ndërsa tjetri për sulm.

/Gazeta Sinjali/